Lajme
Kopenhaga do të shpërblejë turistët që angazhohen në aktivitete mjedisore
Vizitorët në Kopenhagë që angazhohen në aktivitete miqësore me mjedisin, si mbledhja e mbeturinave ose udhëtimet me transport publik, mund të shpërblehen me ushqim falas, aktivitete kulturore dhe turne si pjesë e një iniciative të re.
“Projetki CopenPay shpërblen veprime të tilla si çiklizmi, pjesëmarrje në përpjekjet për të pastruar ambientin. Pas kësaj turistët përfitojnë falas aksesin në disa nga mrekullitë e Kopenhagës. Kjo përfshin turne falas në muze me udhërrëfyes madje edhe një drekë vegjetariane me produktet lokale”, tha në një deklaratë autoriteti i turizmit të kryeqytetit danez, Visit Copenhagen.
Kryeqyteti danez vizitohet çdo vit nga një numër shumë i madh turistësh, të cilët admirojnë arkitekturën e tij të bukur, ushqimin e klasit botëror dhe një mjedis të sigurt, të pastër e të gjelbër. Shpërblimet mund të jepen nëse vizitorët tregojnë një biletë transporti publik, por sistemi bazohet kryesisht në besim. Programi nis në një kohë kur shqetësimi mbi ndikimet mjedisore dhe sociale të turizmit po rritet gjithnjë e më shumë. Për këto çështje, së fundmi, janë organizuar dhe protesta në Barcelonë, Ishujt Kanarie dhe Mallorca.
“Ne duhet ta kthejmë turizmin nga një barrë mjedisore në një forcë për ndryshime pozitive dhe një hap i rëndësishëm në këtë transformim është të ndryshojmë mënyrën se si lëvizim në destinacion, çfarë konsumojmë dhe si ndërveprojmë me vendasit”, u shprehën përfaqësues të Visit Copenhagen.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










