Tematike
“Korona po përçan Zvicrën”, një OJQ nis fushatën kundër ndarjes
SGG nuk është çfarëdo shoqate. Ajo ka një traditë të vjetër dhe një imazh serioz. Është themeluar në Cyrih në vitin 1810
“Mjaft më me armiqësi, kërcënime, dhunë! Më mirë të jemi konstruktivë sesa agresivë!”. Shoqëria jofitimprurëse zvicerane SGG po promovon kështu fushatën për më shumë tolerancë, respekt dhe dialog.
Në fundjavë, kjo shoqatë ka nisur një fushatë publiciteti, fillimisht në median e shkruar, por edhe atë dixhitale, transmeton albinfo.ch.
SGG nuk është çfarëdo shoqate. Ajo ka një traditë të vjetër dhe një imazh serioz. Është themeluar në Cyrih në vitin 1810 nga miqtë e mjekut të qytetit të Cyrihut Hans Caspar Hirzel (1751-1817), shkruan srf.ch.
Atëbotë ishin takuar 71 anëtarë themelues nga kantonet: Cyrih, St. Gallen, Schaffhausen, Appenzell, Thurgau, Lucern, Zug, Aargau, Bazel, Solothurn, Bernë, Glarus dhe Uri. Rreth dhjetë vjet më vonë, krahas SGG-së, disa kantone themeluan shoqëri të pavarura jofitimprurëse kantonale dhe rajonale të cilat pranonin edhe gratë, përcjell albinfo.ch. Ata themeluan së bashku shoqatën jofitimprurëse zvicerane të grave, në vitin 1888.
SGG është pronar i Rütliwiese, vendit ku para 730 vitesh është arritur marrëveshja mes disa kantoneve për themelimin e asaj që sot quhet Konfederatë Zvicerane.
Më shumë se 2,200 njerëz kanë nënshkruar apelin e SGG deri më tani, duke përfshirë organizatat si Federata Zvicerane e Futbollit. Fuqia përçarëse e masave të Corona është e njohur shumë mirë në futboll, thotë Sekretari i Përgjithshëm, Roger Breiter. Nisur nga kjo, apeli fiton edhe më shumë në peshë.
“Ne mund të identifikohemi në mënyrë perfekte me këtë fushatë sepse jetojmë çdo ditë vlerat e promovuara nga fushata: respekt, tolerancë, `Me njëri tjetrin në vend të pranë njëri tjetrit`. Kjo realizohet te ne, me 280,000 njerëzit tanë aktivë, 50,000 vullnetarë nga 180 vende, njerëz të të gjitha moshave, zviceranë, të huaj, të gjithë së bashku në fushën e futbollit”.
Nuk është rastësi që pandemia dhe masat kanë potencial të madh për ndarje, thotë gjeografi politik, Michael Hermann. “Korona është një çështje shumë politike. Por nuk është vetëm politike. Ajo na prek të gjithëve në jetën e përditshme dhe gjithashtu ndikon në trupin tonë. Është politike dhe personale në të njëjtën kohë”.
Edhe zhvillime dhe votime e referendume të tjera, siç është ai aktual për ligjin Covid, gjenerojnë fuqi shpërthyese politike dhe sociale. Ngjashëm ishte, për shembull debati mbi marrëdhëniet e Zvicrës me Evropën, përcjell albinfo.ch.
Michael Hermann, më tutje thotë “Në radhë të parë, të tillë do ta quaja referendumin për hyrje në BE, i cili u dha formë viteve 1990. Ai pati çuar në një ndarje në Zvicrën frëngjisht-folëse dhe gjermanisht-folëse, pati kontribuar në ngritjen e SVP-së dhe në një riorganizim të peizazhit politik në Zvicër. Por, ai ishte më pak ndikues në familje, në raporte personale, më pak e ngulitur në jetën e përditshme sesa që është tani, debati mbi kovidin”.
Apeli aktual për më shumë tolerancë, dialog dhe respekt , sipas SGG nuk është shprehimisht një slogan votimi për ligjin Covid.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












