Futboll
Koronavirusi nuk e ndal Arbër Zenelin
Arbër Zenelin nuk mund ta ndalë askush. Futbollisti kosovar po vazhdon të ushtrojë individualisht, edhe pse futbolli evropian është “paralizuar” shkaku i koronavirusit.
Arbër Zeneli duket më i vendosur se kurrë për t’u rikthyer në formën e dikurshme, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti kosovar po vazhdon të ushtrojë individualisht, edhe pse futbolli evropian është “paralizuar” shkaku i koronavirusit.
Ligat kryesore evropiane janë pezulluar, ndërsa ka pak prej tyre që po luajnë pa praninë e shikuesve.
Sidoqoftë, përfaqësuesi kosovar e ka postuar një fotografi në Instastory, ku shihet pasi t’i ketë përfunduar ushtrimet.
“Ushtrimet u kryen”, ka shkruar Zeneli, i cili u rikthye së fundmi nga lëndimi i rëndë duke i zhvilluar disa minuta me ekipin e tij, Reims.
Ai synon të jetë i gatshëm për Përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen e 26 marsit ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup, në rast se UEFA nuk e anulon eventualisht këtë ndeshje nesër.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud














