Lajme
Korrupsioni vonon heqjen e vizave
Krimi i organizuar, korrupsioni, mungesa e stabilitetit politik dhe reforma administrative, mbesin pengesat kryesore për heqjen e vizave
Rekomandimi i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për kosovarët mund të jetë negativ edhe kësaj here për shkak të korrupsionit të theksuar dhe valës së madhe të refugjatëve. Kështu të paktën mendojnë partitë opozitare në Prishtinë. Ndërsa Qeveria mbetet optimiste se vizat do të hiqen në vitin 2016.
Krimi i organizuar, korrupsioni në nivelin e lartë, mungesa e stabilitetit politik dhe reforma administrative, siç raportin “Zëri” mbesin pengesat kryesore që mund të ndikojnë në shtyrjen e vizave edhe për një periudhë.
Por, është ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, beson se vlerësimi i Bashkimit Evropian sivjet do të jetë pozitiv për liberalizimin e vizave. Ai thotë se Kosova i ka plotësuar kriteret për vizat dhe do të marrë rekomandimin legjislativ nga Komisioni Evropian për Këshillin dhe Parlamentin Evropian, që Kosova të futet në zonën Schengen.
“Unë me përgjegjësinë më të lartë e konfirmoj se Kosova i ka plotësuar kriteret teknike siç janë përshkruar në udhërrëfyesin për liberalizim të vizave dhe sipas rekomandimeve në dy raportet e mëparshme të Komisionit Evropian. Tani është koha që procesi të ecë përpara”, shprehet ai.
Edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në elaborimin e punës një vjeçare të qeverisë, u shpreh optimist për heqjen e vizave. I pyetur nëse ka marrë sinjale nga zyrtarët evropianë se do të rekomandohet heqja e vizave, Mustafa tha se nga takimet e zhvilluara në Evropë, “ka kuptuar se raporti do të jetë pozitiv”.
Ndërsa përfaqësuesi i partisë opozitare, “Vetëvendosje”, Driton Çaushi, ka thënë se nuk ka shenja të mira për Kosovën në heqjen e vizave. Ai ka thënë se nga BE kanë marrë sinjale se edhe 9 kritere duhet t’i plotësojë Qeveria e Kosovës për heqjen e vizave. Ndërsa korrupsioni mbetet pengesa kryesore e këtij procesi.
Përfaqësuesit e BE-së i kanë rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të ketë më shumë progres edhe në ndaljen e migrimit të paligjshëm, të reformoj administratën publike dhe të luftoj krimin e organizuar.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












