Kosova
Kos shtyn vizitën në Kosovë shkaku i zhvillimeve të fundit
Marta Kos njoftoi kryeministrin Albin Kurti për vendimin, ndërsa arsyeja lidhet me zhvillimet e fundit politike dhe pritjen për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka vendosur të shtyjë vizitën e saj të parë në Kosovë, e cila pritej të realizohej gjatë kësaj jave, përcjell albinfo.ch.
Sipas burimeve nga Bashkimi Evropian, Kos e ka njoftuar për këtë vendim edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar të hënën.
“Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Albin Kurti, Komisionerja Kos i tha atij se do të shtyjë vizitën e planifikuar në Kosovë në rrethanat e zhvillimeve të fundit. Kryeministri Kurti shprehu përkushtimin e tij për rrugën drejt BE-së dhe reformave të lidhura me BE, posaçërisht në kuadër të planit të rritjes për Kosovën. Komisionerja Kos ka për qëllim të udhëtojë në Prishtinë në rastin më të hershëm të mundur”, ka deklaruar një zëdhënës i Komisioni Evropian.
Megjithëse data e vizitës nuk ishte konfirmuar zyrtarisht, ajo ishte planifikuar të zhvillohej këtë javë, më saktësisht të enjten, më 12 mars. Megjithatë, sipas burimeve evropiane, vizita tashmë është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
Burime nga Brukseli bëjnë të ditur se arsyeja kryesore e shtyrjes lidhet me konfuzionin e krijuar pas dështimit të zgjedhjes së presidentit dhe pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.
Sa i përket këtyre zhvillimeve, në BE kanë deklaruar se “me keqardhje marrin në dijeni atë që ka ndodhur” dhe se aktualisht janë në pritje të vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Vizita e Komisioneres Kos në Kosovë pritej të kishte edhe një rëndësi tjetër politike, pasi synonte të konfirmonte përfundimin e procedurave për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe hapjen e një dinamike të re në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimi Evropian.
Kosova mbetet i vetmi vend i rajonit të Ballkani Perëndimor që Komisionerja Kos nuk e ka vizituar ende që nga marrja e detyrës para rreth 14 muajsh. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka zhvilluar vizita në të gjitha vendet e tjera të rajonit, disa prej tyre edhe më shumë se një herë.
Sipas burimeve evropiane, mosrealizimi i vizitës deri tani është lidhur shpesh me masat e BE-së ndaj Kosovës, por edhe me krizën politike më shumë se njëvjeçare në vend, gjatë së cilës institucionet nuk kishin legjitimitet të plotë.
Pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë pas zgjedhjeve të fundit, në Bruksel ishte vlerësuar se mund të krijoheshin kushtet për një kapitull të ri në raportet mes Kosovës dhe BE-së. Megjithatë, zhvillimet e fundit politike kanë krijuar paqartësi të reja, duke bërë që zyrtarët evropianë të presin sqarimin e procedurave të brendshme institucionale në Kosovë.
E-Diaspora
-
Salzburg
Shkoi për pushime në Kosovë pa miratim, mërgimtari humb vendin e punës në Austri Pushimet në Kosovë i kushtojnë vendin e punës një praktikanti në Austri... -
Në Bernë mbahet mbrëmje letrare kushtuar 95-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Kompozitori kosovar Ardian Gega prezantohet në Pragë me veprën “On the Edge of Silence” -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti zviceran mbështet verifikimin e të dhënave kriminale për lejet e qëndrimit për të huajt Senati i Zvicrës iu bashkua të mërkurën Dhomës së Përfaqësuesve në miratimin e një mocioni që... -
Zvicër: Gjykatën Administrative Federale kritikohet për procedurat e azilit -
Zvicër: Rriten rastet e dumping-ut të pagave në 2025, ndërsa puna e padeklaruar shënon rënie të lehtë -
Parlamenti zviceran miraton rritjen e TVSH-së për financimin e pensionit të 13-të të AVS -
Zbulohet rrjet trafiku ari mes Ticinos dhe Italisë, 230 kg ari të kontrabanduara në Zvicër













