Lajme
Kosova bllokon Kartonin e Gjelbër
Rrahim Pacolli nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK), ka thënë se marrëveshja që Kosova të lëshojë kartonin e gjelbër është bllokuar nga kolegët e tij në Prishtinë
Këshilli i Byrosë Evropiane është pajtuar që të lejojë shitjen e kartonit të gjelbër për Kosovën, por marrëveshja nuk është finalizuar për shkak të refuzimit nga kompanitë e Sigurimit në Kosovë. Kështu thuhet në një raport publikuar nga mediet e Kosovës, të cilat përgjegjësinë për dështimin ia hedhin Prishtinës.
Ky refuzim nga kompanitë kosovare ka shkaktuar edhe përçarje mes kompanive të sigurimit, përfaqësues të së cilave janë pjesë e takimeve në Bruksel, ku po diskutohet me palën serbe për arritjen e memorandumit të mirëkuptimit për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve kanë mohuar të jetë diskutuar në Bruksel çështja e kartonit të gjelbër. Mirëpo Rrahim Pacolli, nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK), ka thënë për “koha ditore”, se marrëveshja që Kosova të lëshojë kartonin e gjelbër është bllokuar nga kolegët e tij.
Kjo, sipas tij, ka shkaktuar zhgënjim tek Bashkimi Evropian, të cilët kanë shprehur gatishmëri që para anëtarësimit me të drejta të plota në Byronë Evropiane, Kosovës t’i lejohet shitja e kartonit të gjelbër. Ai ka thënë se nuk i di arsyet pse është bllokuar.
Mirëpo, apriori krijohet përshtypja se kompanitë kosovare të sigurimeve nuk po duan të përfshihen në kartonin e gjelbër të Bashkimit Evropian, nga frika se nuk do të mund të marrin më “haraç” nga bashkatdhetarët. Këta të fundit paguajnë miliona euro sigurime për automjete gjatë ardhjes në Kosovë.
Ndërsa, Rexhep Idrizaj, kryesues në Asamblenë e Përgjithshme të Anëtarëve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, ka mohuar të jetë diskutuar në Bruksel anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Byrove të kartonit të gjelbër.
Ndryshe, versioni zyrtar i institucioneve në Prishtinë është se Kosova nuk mund të përfshihet në Kartonin e Gjelbër sepse nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sipas një përllogaritje që ka bërë Banka Qendrore e Kosovës, brenda dy viteve Shoqata e Sigurimeve në Kosovës ka shitur 25 milionë euro polica kufitare.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











