Kosova
Kosova dhe Berna gjenden kudo
Grupi artistik “Berna është kudo” ka udhëtuar për në Kosovë. Tani njëzet artistë të fjalës së shqiptuar dhe muzicientë nga Zvicra dhe Kosova po i përmbledhin veprat e tyre në një CD. Turneu është në rrjedhë e sipër.
Ajo tani vjen në gjashtë gjuhë – CD e re “Kosovë is everywhere”. Të pranuar gjatë vjeshtës së kaluar nëpër shumë paraqitje në Kosovë, artistët tani janë në një turne poliglote nëpër Zvicër, shkruan “SRF” duke i uruar në gjuhën shqipe: “Suksese”!, përcjell albinfo.ch.
Disa nga artistët i kanë ndërtuar urat në Kosovë me gjuhët e tyre “Passpartout” gjermanisht dhe anglisht. Të tjerët i janë mbështetur gjuhës së tyre amtare – gjermanishte zvicerane, frëngjisht, shqip, serbisht, romane. Subtekstin e tyre mund ta ndjeni edhe pse nuk mund të kuptoni asgjë, njofton Albinfo.ch.
Dhe muzika e përbashkët e kombinon botën gjuhësore me botën e gjuhëve të botës.
“Po shpresojmë se me këtë projekt të fillojmë një dialog të qëndrueshëm me botën letrare të Kosovës dhe me interesin letrar të kosovarëve në Zvicër”. Kështu shkruan kolektivi “Berna është kudo” për turneun zviceran.
Pas paraqitjeve nëpër vende të ndryshme, tani e ka radhën Kosova, ndërsa atje ka shkuar edhe Televizioni shtetëror zviceran “SRF”, i cili ka bërë incizime në Prishtinë dhe Lucern.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













