Lajme
Kosova dhe FRONTEX, nënshkruajnë marrëveshje për kufijtë
Kjo është marrëveshja e parë që nënshkruhet midis Republikës së Kosovës dhe një agjencie të Bashkimit Evropian
Autoritet kosovare, për herë të parë, kanë nënshkruar sot në Varshavë të Polonisë, një marrëveshje për menaxhimin e kufijve me një agjenci të Bashkimit Evropian (FRONTEX), e cila koordinon dhe zhvillon menaxhimin e kufijve evropiane në përputhje me BE-në. Marrëveshjen ka nënshkruar ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni dhe drejtori ekzekutiv i FRONTEX-it, Fabrice Leggeri.
Kjo marrëveshje, siç njoftojnë zyrtarët e MPB-së në Prishtinë, është e parë që nënshkruhet midis Republikës së Kosovës dhe një agjencie të Bashkimit Evropian.
“Me këtë marrëveshje, Kosovës dhe FRONTEX-it, iu mundësohet bashkëpunim i ngushtë operacional në fushat që lidhen me menaxhimin e kufijve siç janë: luftimi i migrimit të paligjshëm dhe krimit tej kufitar, përmes kontrollit të kufijve”, thuhet në njoftim.
Po ashtu kjo marrëveshje parashikon edhe: “këmbimin e përvojave më të mira në fushën e menaxhimit të kufirit; këmbimin e informatave që do të ndihmojnë Kosovën dhe vendet anëtare të BE-së të përmirësojnë menaxhimin e kufirit; zhvillimin e strategjive parandaluese dhe metodave menaxhuese për definimin e prioriteteve sigurisë së kufirit; pjesëmarrjen e Policisë së Kosovës në analizat e përbashkëta të riskut; hartimin dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta, të financuar nga BE-ja, për avancimin e menaxhimit të kufijve, etj”.
Para ceremonisë së nënshkrimit, ministri Hyseni me delegacionin kosovar, ku ishte i pranishëm edhe Shaban Guda, drejtor i Policisë Kufitare të Kosovës, zhvilloi një takim të gjatë dhe drekë pune me drejtorin ekzekutiv të FRONTEX-it, Fabrice Leggeri me bashkëpunëtorë.
“Marrëveshja e nënshkruar sot është e një rëndësie të veçantë në rrafshin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar dhe integrimit dhe anëtarësimit të Kosovës në këta mekanizma”, thuhet në njoftim. Ndryshe FRONTEX, promovon, koordinon dhe zhvillon menaxhimin e kufijve evropiane në përputhje me BE-në
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












