Lajme
Kosova dhe Maqedonia bashkëpunojnë edhe në bujqësi
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave e Maqedonisë, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi të mërkurën në Shkup për fushën e bujqësisë dhe për sektorët e ngjashëm. Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit kosovar në Republikën e Maqedonisë, ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci dhe homologu i tij, Lupço Dimovski, me qëllim fuqizimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në lëmin e bujqësisë.
Memorandumi, rregullon bashkëpunimin e ndërsjellë për shkëmbimin e informacioneve dhe analizave shkencore, për zhvillimin e shërbimeve këshillimore dhe shkëmbimin e rezultateve hulumtuese, për shkëmbimin e materialeve gjenetike dhe biologjike në prodhimin e bimëve dhe mbarështimin e kafshëve, për organizimin e trajnimeve, seminareve dhe konferencave profesionale.
Pastaj, për realizimin e projekteve rajonale dhe zhvillimin e bujqësisë organike, për zhvillimin e turizmit rural dhe tregun bujqësor, për shkëmbimin e përvojave në fushën e politikave bujqësore, masave specifike dhe mbrojtjen e prodhimeve bujqësore, për mbështetjen reciproke në procesin e integrimit evropian, në kuadër të ministrive përkatëse, etj.Për të zbatuar këtë marrëveshje bashkëpunimi do të formohet një komision, i cili do të hartojë një plan veprimi konform fushave të dakorduara për bashkëpunim dhe do të monitorojë procesin e implementimit.
Komisioni do të përbëhet nga gjashtë përfaqësues prej secilës palë, si dhe do të mbajë mbledhje të rregullta së paku dy herë në vit. Kohëzgjatja e marrëveshjes është pesë vite, me mundësi zgjatjeje automatike edhe për një periudhë tjetër pesë vjeçare, nëse njëra prej palëve nuk dëshiron të tërhiqet pas afatit të para.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












