Kosova
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje për themelim të pikave të përbashkëta kufitare
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar sot marrëveshjen për themelimin e pikave të përbashkëta kufitare.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka pritur në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, teksa kanë nënshkruar marrëveshjen nga ministri Oliver Spasovski.
Në bazë të marrëveshjes, do të ngrihen dy pikat kufitare, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”, përcjell albinfo.ch.
Në pikën e përbashkët të kalimit kufitar “Han i Elezit – Bllacë”, kontrollet doganore dhe kufitare do të kryhen në territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në pikën “Glloboqicë – Jazhincë”, në territorin e Kosovës.
Me këtë rast, qytetarët e dy vendeve më nuk do të kenë nevojë për kontrolle të dyfishta gjatë kalimit të kufijve, ndërsa aktualisht Kosova ka disa pika të përbashkëta kufitare me vendet fqinje.
“Kjo marrëveshje ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve. Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare”, ka shkruar Sveçla.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










