E-Diaspora
Kosova dhe Shqipëria, me përmirësime në fushën e biznesit
Kosova përparimin më të madh e ka bërë në mbledhje e taksave. Gjithashtu progres ka bërë edhe me tregti
Dy shtetet ballkanike, Kosova dhe Shqipëria kanë bërë përmirësime të dukshme në fushën e biznesit. Kështu thuhet në raportin e Bankës Botërore, shkruan ‘seenews.com’.
Shqipëria këtë vit është në vendin 58-të, kurse vitin e kaluar ishte në atë të 90-të. Kosova gjithashtu ka bërë përparime edhe pse jo të mëdha. Kosova tani ndodhet në vendin e 60-të, kurse një vit më parë ishte në atë të 64-t, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria ka bërë përparime në disa sektorë, si atë të pronës, energjisë elektrike, por edhe pagesave online, që kanë rritur edhe shtimin e tatimit të paguar.
Kosova përparimin më të madh e ka bërë në mbledhje e taksave. Gjithashtu progres ka bërë edhe me tregti.
“Kosova ka shënuar progres në disa indikatorë. Në veçanti është bërë progres i konsiderueshëm në indikatorët për: Fillimin e një Biznesi (nga vendi i 27-të në vendin e 13-të në botë), Pagimin e Tatimeve (nga vendi i 77-të në vendin e 43-të në botë); dhe Tregtia Përtej Kufijve (nga vendi i 59-të në vendin e 51-të në botë)”, thotë Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës duke iu referuar raportit të BB-së.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












