Kosova
Kosova dhe Shqipëria miratojnë vendimin për tekstin mësimor për diasporën
Ministrja e Arsimit në Kosovës, Arbërie Nagavci dhe ajo e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, kanë nënshkruar urdhërvendimin për miratimin e tekstit mësimor për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli ll.
Nagavci tha se ky tekst do të jetë nga shtatori në duar të nxënësve në mërgatë.
“Bashkë me ministren e Arsimit të Shqipërisë, znj. Ogerta Manastirliu, nënshkruam sot Urdhër/vendimin e përbashkët për miratimin e tekstit mësimor për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli ll. Ky tekst do të jetë nga shtatori në duar të nxënësve tanë në mërgatë”, thuhet në njoftimin e saj.
Nagavci është shprehur se ky dokument është me rëndësi jetike për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në të gjitha vendet e botës.
“Ky dokument është me rëndësi jetike për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në të gjitha vendet e botës ku jetojnë dhe veprojnë bashkëkombasit tanë. Deri tani kemi finalizuar tekstin mësimor për Nivelin I, tashmë Niveli II është gati, dhe gjatë muajit shkurt do të shpallet konkursi për tekstin e Nivelit III”.
Ndërkohë, ministrja e Shqipërisë, Manastirliu, u shpreh se janë dakorduar për një kalendar të përbashkët për vitin e Gjuhës Shqipe.
“Bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, kolegen Arbërie Nagavci, firmosëm sot vendimin e përbashkët për unifikimin e teksteve shkollore të gjuhës dhe kulturës shqipe të nivelit të dytë për fëmijët e diasporës”, tha Manastirliu.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran












