Kosova
Kosova dhe Shqipëria – ndër vendet më optimiste në botë
Asociacioni Gallup International në raportin e fundit ka evidentuar se Kosova dhe Shqipëria janë ndër vendet më optimiste në botë.
Në vazhdën e studimit më të gjatë në botë, i cili filloi në vitin 1979, Gallup ka vazhduar dhe këtë vit me matjen e indeksit të Shpresës, Lumturisë dhe pritjet për situatën ekonomike, teksa Kosova është pjesë e studimit nga viti 2000, përcjell albinfo.ch.
Sipas gjetjeve nga ky studim, rreth 26% të qytetarëve anembanë globit presin vit më paqësor në vitin 2024, por 39% presin të kundërtën.
Në Kosovë 33% presin vit më paqësor dhe 42% vit më të trazuar, në Shqipëri 45% presin vit më paqësor dhe vetëm 20% vit më të trazuar.
Sa i përket frikës nga lufta bërthamore në krahasim me vitin e kaluar nuk është shënuar rënie. Në Kosovë, 53% shohin rrezik të lartë dhe 19% rrezik mesatar, ndërsa në Shqipëri 42% shohin rrezik të lartë dhe 40% rrezik mesatar nga lufta bërthamore.
Rreth 39% e të intervistuarve në botë presin që viti 2024 do të jetë më i mirë dhe 26% presin që viti i ardhshëm do të jetë më i keq.
Vendet si Gjermania, SHBA-ja dhe Rusia tregojnë përmirësim në pritjet për vitin e ardhshëm në krahasim me fundin e vitit 2022.
Evropa mbetet jo aq pozitive, me përjashtim të Kosovës dhe Shqipërisë.
Arabia Saudite është vendi më optimist në botë, ndërsa pas saj radhiten Indonezia, Kosova, Afganistani, India dhe Shqipëria.
Në Kosovë 46% presin që viti i ardhshëm do të jetë vit me prosperitet ekonomik, 31% presin që do të jetë vit me vështirësi ekonomike dhe 18% presin vit të njëjtë me vitin 2023.
Në Shqipëri qytetarët janë shumë më optimistë për ekonominë, ku 54% presin prosperitet, 12% presin vështirësi dhe 34% presin një vit të njëjtë ekonomikisht sikur viti 2023.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa













