Lajme
Kosova dhe Sierra Leone, vendosin marrëdhënie diplomatike
Republika e Kosovës dhe Republika e Sierra Leones kanë nënshkruar marrëveshjen për vendosje të marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve
Në një ceremoni zyrtare organizuar në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, i ngarkuari me punë në Konsullatën e Përgjithshme, Ylber Kryeziu, dhe Ambasadori i Republikës së Sierra Leone në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vandi Chidi Minah, në emër të dy shteteve kanë nënshkruar marrëveshjen për vendosje të marrëdhënieve diplomatike.
Sipas një njoftimi lëshuar nga MPJ, palët janë pajtuar për të intensifikuar komunikimin politik, për të iniciuar nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit në mes të dy akademive diplomatike dhe për përgatitjen e një marrëveshje për promovim dhe mbrojtje të investimeve.
“Ambasadori Vandi Chidi Minah ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Sierra Leone për të ngritur marrëdhëniet dypalëshe në nivele sa më të larta dhe për të mbështetur Kosovën për njohje të reja nga Unioni Afrikan”, thuhet në deklaratën e MPJ-së së Kosovës, transmeton Albinfo.Ch.
Ndryshe, Sierra Leone është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara me mbi 6 milionë banorë dhe është një ndër prodhuesit më të mëdhenj të titanit dhe boksitit në botë. Republika Siera Leone ndodhet në pjesën perëndimore të Afrikës dhe në pjesën perëndimore të vendit gjendet dalja në Oqeanin Atlantik.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










