Lajme
Kosova dhe Zvicra, do të thellojnë bashkëpunimin në drejtësi
Kosova dhe Zvicra kanë bashkëpunim të shkëlqyer, mbi bazën e ndihmës së ndërsjellë juridike të fushës civile dhe penale si dhe ekstradimet mbi besimin reciprok
Autoritetet kosovare dhe ato zvicerane janë dakorduar, që përmes marrëveshjeve dypalëshe, t’i lehtësojnë procedurat dhe të sigurojnë bazë të mirë ligjore për çështjet civile dhe penale. Kështu u tha në takimin që zhvilloi ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha me ambasadorin e konfederatës së Zvicrës në Republikën e Kosovës, Jean-Hubert Lebet.
Të dy përfaqësuesit diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyer deri më tani dhe gatishmërinë e dyanshme për thellimin e këtij bashkëpunimi.
“Përmes marrëveshjeve dypalëshe për ndihmë juridike të ndërsjellë dhe ekstradim, do t’i definonim, harmonizonim, lehtësonim procedurat dhe do te siguronim një bazë të mirë ligjore për ndihmë të ndërsjellë në çështjet civile dhe penale”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.
Ajo në takim theksoi se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Zvicrën dhe falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që ofron ky vend mik për drejtësinë. Sipas saj, Kosova dhe Zvicra, në lëmin e Drejtësisë bashkëpunojnë mbi bazën e marrëveshjeve dypalëshe.
Ambasadori Jean-Hubert Lebet, ndërkaq theksoi se përkrahja dhe mbështetja e mëtejme për fuqizimin e sundimit të ligjit si dhe bashkëpunimit bilateral do të thellohet, dhe vuri në dukje se rruga integruese e Kosovës është rrugë e duhur dhe Zvicra ofron përkrahjen e fuqishme në këtë proces.
Republika e Kosovës dhe Konfederata Zvicerane, kanë bashkëpunim të shkëlqyer, mbi bazën e ndihmës së ndërsjellë juridike të fushës civile dhe penale si dhe ekstradimet mbi besimin reciprok.
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Fëmijët e diasporës në Ostermundigen përgatiten për festën e Pavarësisë së Kosovës... -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












