Lajme
Kosova do të vërë regjim vizash për të huajt
Rusëve dhe kinezëve do tu duhet të marrin viza për të hyrë në Kosovë për faktin se vendet e tyre potencialisht prodhojnë refugjatë
Rusët e kinezët janë në mesin e popujve që, pa u pajisur me viza, nuk do të mund të hyjnë Kosovë. Kjo politikë që do të aplikohet nga Prishtina zyrtare për vendet e këtyre popujve, nuk është për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, por për faktin se janë vende që potencialisht prodhojnë refugjatë.Dhe, nuk janë të vetmet ndaj të cilave do të aplikohet regjimi i vizave, ka thënë për Kohën Ditore një burim brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ). Por ai nuk ka qenë në gjendje të saktësojë se kur mund të hyjë në fuqi kjo masë.Po ashtu planifikohet t’u vihen viza edhe disa shteteve të Afrikës, të Azisë, të Amerikës Latine dhe të Evropës Lindore, në mesin e të cilave do të jenë edhe shtete që e kanë njohur Kosovën.Do të jenë katër lloj vizash që do të lëshohen – viza hyrëse, viza transite, viza transite-ajrore dhe viza grupore. Këto të dhëna Koha Ditore nuk ka mundur t’i konfirmojë në MPJ. Zëvendësministri Ibrahim Gashi ka thënë të mos jetë shumë në rrjedha, ngaqë ka fare pak kohë që e ka marrë këtë post.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












