Sport
“Kosova” e Cyrihut fiton derbin emocionues të Kupës
FC Kosova Zurich ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Höngg me rezultat 3:2, kur Murati shënoi në minutën e 86-të
Skuadra e FC Kosovës nga Cyrihu ka fituar derbin kualifikues të rrethin të tretë të Kupës ndaj SV Höngg me rezultat 3:2, në një ndeshje triler të zhvilluar dhe që është vendosur në minutat e fundit, njofton albinfo.ch.
Dueli kryesor në Inter-ligën në mes Höngg dhe Kosovës, dukej e mbyllur pas vetëm një ore lojë, megjithatë, nuk ndodhi kështu.
Fillimisht Bekim Bushati shënoi, kurse më pas Alvir Murati shënoi për 2:0 për skuadrën shqiptare.
Megjithatë, Höngg nuk u dorëzua dhe arriti të kthehej në lojë. Ata realizuan dy gola për dy minuta. Gael Baillargeault (66’) dhe Danilo Infante (68’) shënuan për Höngg.
Ata kërcënuan sërish, duke goditur traversën, kurse portieri i Kosovës, Pajtim Badalli u desh të ndalte një goditje nga Patrick Pereira Da Costa.
Por, Kosova arriti të fitojë këtë ndeshje, kur Murati shënoi në minutën e 86-të për 3:2.
Höngg – Kosova 2:3 (0:1)
Hönggerberg.
Tore: 42. Bushati 0:1. 51. Murati 0:2. 66. Baillargeault 1:2. 68. Infante 2:2. 86. Murati 2:3.
Höngg: De Almeida; Rutz, Stutz, Djukaric, Riso; Von Thiessen, Nardo (65. Boos), Forny; Pereira Da Costa, Infante; Baillargeault.
Kosova: Badalli; Dakouri, Sulimani (72. Lazri), Sbarra, Jakupi, Weller; Buqaj, Bushati (89. Gashi), Krleski (55. Alija); Murati, Thaqi.
(71. goditje e shtyllës, Forny (H)
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











