Lajme
Kosova e Maqedonia forcojnë bashkëpunimin ekonomik
Ministri Beqaj dhe ai Saraqini u morën vesh që të bashkëpunojnë ngushtë në fushat e energjisë, minerareve, bujqësisë dhe turizmit
Dy ministrat që drejtojnë dikasteret e ekonomisë, Besim Beqaj i Republikës së Kosovës dhe Valon Saraqini i Republikës së Maqedonisë, janë pajtuar në Shkup që të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve fqinje. Ata u morën vesh që të bashkëpunojnë ngushtë në fushat e energjisë, minerareve, bujqësisë dhe turizmit.
Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, siç thuhet në një kumtesë nga MZHE, e ka njoftuar ministrin Saraqini për nismën që Kosova ka marrë kohën fundit për infrastrukturë, respektivisht fillimin e ndërtimit të rrugës 6, autostradës Prishtinë-Shkup gjë që i mundëson dy ekonomive një këmbim dhe një lëvizje shumë më të lirë.
“Është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm që të bëjmë një intensifikim të marrëdhënieve ekonomike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, intensifikim i cili kërkohet edhe më shumë në momentin kur në Botë e posaçërisht në Evropë kemi një krizë e cila edhe më tutje po trajtohet”, citohet të ketë thënë ministri Beqaj.
Ai po ashtu ka vënë në dukje potencialin që ka Kosova në fushën e energjetikës, ndërsa shtoi se legjislacioni i fushës minerare hapë mundësinë që Republika e Kosovës të jetë më inovative në fushën e shfrytëzimit të këtyre resurseve me teknologjitë më të reja.
Sipas Beqajt, pjesë e diskutimeve ishte mundësia e lidhjes së Kosovës në unazën e gazit, këmbimet tregtare, fusha e prodhimtarisë dhe synimi për qasjen të përbashkët në tregjet rajonale dhe me gjerë.
Nga ana e tij, ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraqini tha se në takimin e dytë të Komitetit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik do të fokusohen në sferën e energjisë, do të trajtohen edhe temat e tjera të ekonomisë siç janë eksploatimi dhe hulumtimi i mineraleve, turizmi, bujqësia etj.
“Ajo që dua të potencoj është se Republika e Maqedonisë në mbledhjen e fundit ka aprovuar marrëveshjen për mbrojtjen e investimeve në të dyja vendet e cila së shpejti do të nënshkruhet nga ministritë e financave të Maqedonisë dhe Kosovës në mënyrë që investimet të kenë një tretman më të mirë”, tha ndërkaq Saraqini.
Ai tha se gjithashtu është diskutuar edhe për këmbimin tregtar, ngase Republika e Kosovës është një partner i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë, për faktin se Kosova ka vendin e tetë sa i përket eksportit maqedonas.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv













