Lajme
Kosova e para për remitenca
Instituti i hulumtimeve Gallup, ka dalë me këto rezultate pas anketimeve të zhvilluara në 135 vende
Tre për qind e të rriturve që jetojnë në një shtëpi marrin remitenca – qoftë në formë parash ose të mirash tjera materiale – nga dikush që jeton në një vend tjetër. Instituti i hulumtimeve Gallup, ka dalë me këto rezultate pas anketimeve të zhvilluara në 135 vende. Në mesin e tyre, Kosova radhitet lart në listën e vendeve që marrin remitencë, me një shifër prej 23 për qind, më së shumti në rajon, njofton REL. Pastaj radhitet Shqipëria me 20 për qind, Maqedonia me 12 për qind, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi me 11 për qind, kurse Serbia 7 për qind. Më së shumti remitenca nga 135 vendet e anketuara merr rajoni Somaliland, 40 për qind, pastaj vjen Komoros me 35 për qind, Zimbabvea me 32 për qind, Republika Domenikane me 26 për qind, Haiti 25 për qind dhe Moldavia 24 për qind.
Anketimi është zhvilluar ne periudhën 2009 – 2010.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











