Lajme
Kosova e Serbia priten të pajtohen për 6 fusha, por pa nënshkrime!
Në BE nuk janë të sigurt se për 6 pikat do të arrihet pajtimi sot në Bruksel por besojnë se pajtimi do të arrihet për lirinë e lëvizjes
Kosova dhe Serbia mbajnë takimin e radhës në Bruksel ku pritet të dakordohen për disa çështje, por pa marrëveshje të nënshkruara.
Modalitetet e sakta të marrëveshjeve dhe mënyrës së zbatimit të tyre nuk dihen, por nga të tri palët, nga Kosova, Serbia dhe BE-ja, thuhet se tashmë janë pothuajse gati 6 fusha, në të cilat mund të arrihet marrëveshje.
Por, në BE nuk janë të sigurt se për të gjitha 6 pikat do të arrihet pajtimi sot në Bruksel, ndërsa më së shumti besojnë se pajtimi do të arrihet në fushën e lirisë së lëvizjes.
Po ashtu, thuhet se gati për marrëveshje janë edhe pikat që kanë të bëjnë me regjistrin civil, kadastrat, telekomin, energjinë dhe njohjen e diplomave universitare. Por kur flitet në lirinë e lëvizjes mendohet vetëm në lëvizjen e njerëzve e jo edhe në atë të mallrave.
Në BE optimizëm se rundi i sotëm i dialogut do të sjellë rezultatet e para konkrete.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












