Lajme
Kosova e Shqipëria, marrëveshje për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK) dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH) nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim rritjen e kontributit akademik në procesin e vlerësimit, shpalljes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, si dhe avancimin e mendimit dhe studimeve shkencore tematike
Sipas një komunikate të KKTK-së, marrëveshja u nënshkrua nga zëvendëskryetari i ASH-së, akademik Vasil S. Tole dhe Isuf Koci, udhëheqës ekzekutiv i KKTK-së.
Me këtë rast, ASHSH dhuroi për bibliotekën e KKTK-së rreth 150 tituj librash të fushave të ndryshme, botime të saj, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
“Të dy institucionet u dakorduan të bashkëpunojnë edhe për realizimin e kërkimeve, studimeve në fushën e trashëgimisë kulturore dhe organizimin e konferencave shkencore, tryezave dhe takimeve të ndryshme me interes për trashëgiminë kulturore”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të refuzojë iniciativën popullore që kërkon që vendi t’i bashkohet... -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane













