Kosova
Edhe Portugalia, në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë për COVID-19 në Kosovë
Shteti i Portugalisë është shtuar në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë. Banorët e këtij shteti nuk mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR negativ.
Aktualisht, pjesë e kësaj liste janë 16 shtete: Spanja, Franca, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta dhe Portugalia.
Të gjitha këto shtete kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100 mijë banorë, gjë që i bënë të jenë pjesë e listës së shteteve me rrezik të lartë.
Por, si vendoset që një shtet ka rrezik të lartë të infektimit?
Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë deklaruar se Kosova vepron në bazë të listës së publikuar në web faqen e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), listë kjo që përditësohet vazhdimisht.
“Lista është e publikuar në web-faqen e ECDC dhe në bazë të saj veprohet edhe në Kosovë. Me rrezik të lartë konsiderohen vendet që kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100.000 banorë”, kanë deklaruar nga ministria.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026













