Lajme
Kosova e Zvicra mbrojnë investimet
Kosova dhe Zvicra kanë nënshkruar një marrëveshje bilaterale për mbrojtjen e investimeve nga të dyja vendet
Zëvendësministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari–Lila dhe ambasadorja e Zvicrës, Krystyna Marty Lang kanë nënshkruar një marrëveshje bilaterale për mbrojtjen e investimeve nga të dyja vendet, sigurimin si dhe mbrojtjen e çdo investitori nga Zvicra në Kosovë njëkohësisht edhe trajtimin e barabartë të tyre.
Ministrja Mimoza Kusari–Lila,ka deklaruar se nënshkrimi i kësaj marrëveshje hap dyert për një bashkëpunim intensiv në mes të ekonomive në mes të dyja vendeve.
Gjatë konferencës për shtyp, të mbajtur pas nënshkrimit, ministrja Kusari- Lila tha se Zvicra është një shembull i mirë për të mësuar më tepër për turizmin malor, sektorin bankar dhe bujqësinë.
Kurse ambasadorja e Zvicrës, ka thënë se marrëveshjet si kjo nënshkruhet me te gjitha vendet pasi që Zvicra investon brenda por edhe jashtë saj dhe këto investime sipas saj duhet të mbrohen.
Zvicra është e njohur si një nga qendrat më të mëdha të diasporës shqiptare dhe nënshkrimin i Marrëveshjes për Promovim dhe Mbrojte të Investimeve me këtë shtet ka rëndësi të veçantë, sepse do të lejohet transferimi i lirë i mjeteve brenda dhe jashtë Kosovës dhe në mes tjerash do të ketë lehtësira në lidhje me kapitalin fillestar, fitimet dhe fondet për pagesën e kredive.Zvicra paraqet një partner të rëndësishme për Kosovën, jo vetëm për shkak të diasporës shqiptare, por edhe për shkak se 6 për qind të eksporteve kosovare në 2010 shkuan në këtë shtet përderisa këtë vit kemi shënuar rritje.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











