Lajme
Kosova është në festë
Kosova shënon sot katër-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, e cila është data më e rëndësishme e historisë së deritashme të vendit. Me këtë rast, personalitet e larta të shtetit dhe qytetarë të shumtë ana e kend vendit janë në festë dhe po nderojnë dëshmorët e kombit.
Ata po festojnë katër vjetorin e pavarasisë me shpresën se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe me progresive.
Festa e shënimit të përvjetorit të pavarësisë ka nidur qysh dje. Të gjitha qytetet e vendit janë stolisë me flamuj të Kosovës dhe gjithçka është festive.
Udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës gjatë një seance solemne të Kuvendit, që u mbajt të enjten me rastin e katërvjetorit të pavarësisë, theksuan se katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova paraqet një tregim të suksesit.
Presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se ëndrra e Kosovës për t’u bërë shtet u realizua me sakrificat e mëdha të popullit dhe ndihmën e madhe nga shtetet aleate, me në krye SHBA-të.
Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se 17 Shkurti i vitit 2008 paraqet datën më kulmore të historisë së Kosovës, ndërsa shtoi se Republika e Kosovës është një tregim i suksesit, me të cilin mund të krenohet bashkë me partnerët ndërkombëtarë.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka deklaruar se shpallja e pavarësisë ishte sublimim i aspiratave shekullore të popullit të Kosovës. Sipas tij, për katër vjet të pavarësisë, Kosova ka shënuar shumë përparime, por si një shtet i ri ende ka shumë sfida.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












