Futboll

Kosova fiton miliona nëse kualifikohet në Botëror

Kosova është në finale të play-offit. Luan sonte me Turqinë nga ora 20:45 në Prishtinë

Play-offi për kualifikim në Botëror ka rëndësi shumë të madhe edhe në aspektin financiar.

Nëse Kosova kualifikohet në Botëror, FFK-ja do të shpërblehet nga FIFA me plot 9 milionë euro.

FIFA ndan për federata nga 1,3 milionë euro për të mbuluar shpenzimet e logjistikës në Botërorin në SHBA, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë kualifikimi në Botëror shpërblehet me 9 milionë euro të tjerë. Pra të garantuara për çdo federatë që e ka përfaqësuesen të kualifikuar janë 9 milionë euro.

Ndërkohë suksesi në Botëror sjell të hyra të tjera milionëshe.

Kosova është në finale të play-offit. Luan sonte me Turqinë nga ora 20:45 në Prishtinë.