Lajme
Kosova hap dyert për investime në turizëm
Në konferencën “Dita e Turizmit Austriako-Kosovar 2015” ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami iu bërë thirrje vendorëve e ndërkombëtarëve të investojnë në turizëm
Të dhënat statistikore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregojnë se rreth 20 mijë persona janë të punësuar në sektorin e akomodimit dhe ushqimit, që përfaqësojnë mbi 5 për qind të të gjithë personave të punësuar në Kosovë. Kështu deklaro ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami e cila iu bërë thirrje afaristëve vendorë e ndërkombëtarë të investojnë në turizëm.
Këto komente ajo i bëri në konferencën e organizuar nga Shoqëria Austriake-Kosovare në mbështetje të Projektit PPSE (Swiss Contact) dhe Odës Ekonomike Austriake si dhe Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), me temën: “Dita e turizmit Austriako-Kosovar 2015”.
Organizimi i këtij takimi, sipas Bajramit, është i mirëseardhur për promovimin e vlerave turistike të Kosovës, si dhe ofron mundësi për krijimin e rrjetëzimeve në mes të bizneseve kosovare dhe të atyre austriake.
“Në këtë kuadër shkëmbimi i përvojave dhe përfitimeve nga modeli austriak për promovimin e turizmit, është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e turizmit në Kosovë”, tha ministrja Bajrami.
Ajo po ashtu theksoi se Qeveria e Kosovës e konsideron turizmin si një nga mundësitë për zhvillimin e vendit.
Ministrja e MTI-së po ashtu ka thënë se turizmi, pa mëdyshje, është një sektor i rëndësishëm në Kosovë, i cili jo vetëm krijon shumë shpejtë vende të punës, por është gjithashtu një mundësi për përmirësimin e imazhit të Kosovës si shteti më i ri në Evropë, imazhi që korrespondon në mënyrë autentike me karakteristikat specifike dhe asetet unike të Kosovës.
Ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami, po ashtu theksoi se Qeveria e Kosovës po punon në ngritjen e kapaciteteve njerëzore në fushën e turizmit, në mënyrë që të vazhdohet me ofrimin e shërbimeve cilësore, si dhe hartimin e politikave për promovimin e turizmit vendor.
“Është hartuar Plani zhvillimor në sektorin e turizmit i cili është në fazën finale. Synimi ynë është që deri në vitin 2020, sektori i turizmit të marrë pjesë në GDP me 7-8 për qind, tha ministrja Bajrami, duke shtuar se është filluar me rishikimin e legjislacionit në fuqi, në mënyrë që të krijohet një ambient më i përshtatshëm për sektorin privat.
Ministrja e MTI-së, i ka bërë thirrje operatorëve turistik kosovar që të orientojnë lëvizjet turistike dhe krijimin e ofertave, në prurjen e turistëve nga vendet tjera në Kosovë si dhe ofrimin e paketave brenda Kosovës për vendorët, dhe të mos fokusohen vetëm në ofertat për vizita jashtë vendit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











