Futboll
Kosova i bën ftesë Shabanit
19-vjeçari ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, derisa nuk ka luajtur për Gjermaninë
Meritan Shabani është një prej yjeve shqiptar që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare. Edhe pse vetëm 19-vjeçar, ai gjithnjë e më shumë po ka hapësirë në Bayern Munich.
Së fundi, Shabani shënoi për gjermanët në ndeshjen kundër Manchester Cityt, derisa luajti edhe kundër PSG-së dhe Juventusit.
Bajram Shala, menaxher për media dhe licencime në Federatën e Futbollit të Kosovës ka treguar se ata janë në kontakte të vazhdueshme më familjarët e Shabanit.
“Po, ka shumë kohë që jemi në kontakt me familjarët e Meritanit”, ka thënë ai për Gazetën Express, përcjell albinfo.ch.
“Ata kërkojnë që të mos nguten dhe fillimisht duan ta shohin sesi po zhvillohet Meritani e më pas të marrin një vendim”.
Sipas Shalës, FFK-ja do të bëj gjithçka që do të jetë e mundur që ta këtë në radhët e saj yllin që është duke u rritur nga akademia e Bayernit në Gjermani.
“Ne ua kemi bërë të qartë që jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është e mundshme që Meritani të përcaktohet dhe të luaj për Kosovën”.
Ndryshe, në karrierën e tij Shabani ka pasur vetëm një paraqitje për Gjermaninë Junior apo U15, ndërkaq ai nuk është ftuar as nga Gjermania U19 dhe as nga Gjermania U21.
I lindur më 15 mars 1999, Shabani ka edhe një paraqitje në Bundesligë që e pati vitin e kaluar.
Ai po ashtu ka pasur paraqitje të rregullta më skuadrën Bayern U19 me të cilën është bërë kampion vitin e kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











