Lajme
Kosova i gëzohet ndërkombëtarizmit të hendbollit
Federata e Hendbollit të Kosovës është pranuar me drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit. Ministri Kujtim Shala i gëzohet këtij anëtarësimi
Qeveria e Kosovës i është gëzuar ndërkombëtarizimit të hendbollit, duke e konsideruar lajmin më të mirë të javës, pranimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës me drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit. Kosova me këtë rast bëhet Federata e 200-të e IHF-së.
Ministri për Kulturë Rini dhe Sport, Kujtim Shala, ka thënë se përparimi i sportit të Kosovës është dëshmi e sukseseve të shtetit të Kosovës. Ai ka premtuar përkrahje të vazhdueshme për sportin e Kosovës, për ngritjen e cilësisë dhe afirminin në rrafshin ndërkombëtar.
“MKRS përgëzon drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, hendbollistët, si dhe gjithë ata që kanë kontribuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm të hendbollit të Kosovës”, thuhet në urimin e ministri Shala, i cili tha se përparimi i sportit të Kosovës në planin ndërkombëtar është dëshmi e sukseseve të vendit.
“Ky është edhe një hap i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin dhe njohjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare. MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, sidomos në ngritjen cilësore të tij dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar”, deklaroi ai.
Republika e Kosovës është njohur nga shumica e federatave të sportit në botë e Evropë, përshirë edhe në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik. Ndërsa synimi i politikës kosovare, por edhe i sportistëve është pranimi nga FIFA dhe UEFA për futbollistët e Kosovës. FIFA tashmë ka lejuar vetëm lojërat miqësore, por jo edhe kualifikimet.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










