Lajme
Kosova i jep dritë jeshile “Kartonit të Gjelbër” me Serbinë
Çmimi i Policave Kufitare me Serbinë do të jenë të njëjtë sikur me shtetet e tjera rajonale, deklaroi Rrahim Pacolli, përfaqësues i BKS-së, në bisedime me Serbinë
Marrëveshje për policën e sigurimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duket se po shkon drejt finalizimit. Të enjten Asambleja e Përgjithshme e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) ka miratuar modalitetet që kanë dalë nga marrëveshja e Brukselit, duke i dhënë dritë jeshile nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë për kartonin e gjelbër.
Këtë lajm e ka konfirmuar kryesues i Grupit Teknik për bisedime në fushën e sigurimeve dhe Karton të Gjelbër, Rrahim Pacolli.
Ai tha se në takimin e BKS-së ku është arritur marrëveshja, ka qenë e pranishme edhe zëvendëseskryeministrja Edita Tahiri, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Byrove Evropiane, Greet Flore, kryesuesi i delegacionit evropian për bisedime në fushën e sigurimeve, Alexis Hupin dhe zëvendës guvernatorët e BQK-së, Fehmi Mehmeti dhe Fatmir Gashi.
“Në këtë mbledhje raportuam për takimet e mbajtura në Bruksel e në veçanti marrëveshjen për njohjen reciproke të policave të sigurimit të detyrueshëm të autopërgjegjësisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje u hodh në votim dhe u miratua në mënyrë unanime nga Asambleja e Përgjithshme e BKS-së”, deklaroi Pacolli.
Ai tha se pas një serie të gjatë takimesh me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian dhe palën serbe, qytetarët e të dy shteteve kanë mundësinë të hyjnë në territorin e shtetit nënshkrues të marrëveshjes me policë valide të sigurimit, pa pagesë shtesë.
“Kjo marrëveshje lehtëson lëvizjen e qytetarëve dhe është ngjarje historike për Kosovën. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, implementimi i saj do të fillojë në nga viti i ardhshëm”, deklaroi Pacolli.
Këshilli i Byrove përveç rolit të mbikëqyrësit të zbatimit të marrëveshjes, sipas tij, do të bashkëpunojë me institucione të vendit për kalimin në etapën tjetër, me ç’rast “do të hapet një pikë e Këshillit të Byrove në Prishtinë, përmes së cilës qytetarët do të mund të pajisen me Karton të Gjelbër për të udhëtuar drejt shteteve Evropiane”.
Pacolli shprehet optimist se deri në mes të vitit 2015, do të arrihet edhe marrëveshja e fundit për shitjen e Kartonit të Gjelbër nga kompanitë e sigurimeve.
“Me këtë etapë bashkatdhetarët që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës do të mund të hyjnë në territorin e Kosovës me policat e sigurimit që posedojnë”, ka deklaruar ai për Zërin
Pacolli ka thënë se në takimin e fundit që pala serbe dhe ajo kosovare kanë pasur në Bruksel, ndërmjetësuesit e BE-së iu kanë kërkuar që këtë marrëveshje ta nënshkruajnë secili shtet e më pas ta finalizohet në Bruksel.
“Pala serbe në takimin që e kemi pasur në Bruksel bashkë me ndërkombëtarët janë pajtuar. Tash ne nuk e dimë se si funksionojnë punët e brendshme në Serbi që edhe ata ta votojnë këtë, mirëpo presim brenda pak ditësh që këtë marrëveshje ta nënshkruajmë në Bruksel”, ka thënë Pacolli.
Sipas tij, marrëveshja do të vlejë për të gjitha targat e Kosovës si ato me RKS ashtu edhe për ato me KS. Ndërkaq sa i përket çmimit Pacolli ka thënë se pagesat për policën e sigurimit do të jenë njëjtë sikur që është edhe me shtetet e tjera si p.sh me Maqedoninë.
Pacolli po ashtu ka thënë se brenda 10 ditëve pret që kjo marrëveshje të hyjë në fuqi.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë










