Lajme
Kosova importoi 272.97 GWh rrymë dhe eksportoi 182.85 GW
Gjatë muajit shkurt të këtij viti Kosova ka importuar 272.97 GWh energji elektrike, ndërsa ka eksportuar 182.85 GWh.
Kështu është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar Statistikat e Energjisë për muajin shkurt 2022 me të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve tjerë.
“Në muajin shkurt të vitit 2022 prodhimi bruto nga: termocentralet i energjisë elektrike ishte 548.04 GWh; hidrocentralet energjisë elektrike ishte 4.17 GWh; si dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare e energjisë elektrike ishte 38.37 GWh”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje, në raport thuhet se energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 680.7 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 469.92 GWh, ose 7.39% më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.
“Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 8.43%”.
Ndërkaq, prodhimi i thëngjillit ishte 7.81 mijë tonë, ose rreth 5.27% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë Policia kantonale e St. Gallenit ka arrestuar një burrë 51-vjeçar. Sipas policisë, burri i arrestuar është... -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër -
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran










