Lajme
Kosova insiston për reciprocitet me Serbinë
Pala kosovare në dialogun me Serbinë mund të kërkojë për jugun e Serbisë atë që pala serbe mund të kërkojë për veriun e Kosovës
Se mund të ndodhë kjo, e ka pohuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, sipas të cilit, plani i palës kosovare është insistimi në aplikimin e reciprocitetit.
“Ne nuk kemi vendosur ende për një temë të tillë (bërja temë në bisedime e tri komunave të banuara me shqiptarë në jug të Serbisë), por në momentin që mund të krijohet një balancë mes të shteteve, atëherë mund të jetë temë dhe pozita reciproke e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe e shqiptarëve që jetojnë në Serbi”, ka thënë Kuçi.
Që tema e tri komunave të banuara me shqiptarë të përfshihet në dialog ka kërkuar gjatë këtyre ditëve edhe Lëvizja e Progresit Demokratik e drejtuar nga Jonuz Musliu. Kjo parti shqiptare që vepron në Luginë kishte dhënë arsyet pse tri komunat e banuara me shqiptarë duhet të jenë temë e dialogut, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë për pjesëmarrje në proces.
Standard të njëjtë me atë që mund të kërkojë pala serbe për veriun e Kosovës ka kërkuar të vihet edhe për jugun e Serbisë nga Kosova, edhe kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku.
Por, Serbia po shpreson se do të jetë e gatshme për t’u anëtarësuar në BE deri në fund të vitit 2015, por së pari një zgjidhje “kreative” duhet të gjendet për Kosovën. Zëvendëskryeministri serb, Bozhidar Gjeliq, në një intervistë për “EurActiv”, e përmendi “modelin e Hong-Kongut” si një mënyrë për të zgjidhur çështjen.
“Një kompromis i tillë do të garantonte autonominë ekonomike dhe politike të Kosovës pa e rrezikuar integritetin territorial të Serbisë”, ka thënë Gjeliq.
Sipas tij, Serbia është tashmë e gatshme të hyjë në dialog me Kosovën në lidhje me çështjet e përditshme, prej targave të veturave deri te vulat e doganave.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













