Lajme
Kosova jashtë rrezikut nga radioaktiviteti
Valë radioaktive nga Japonia kanë arritur edhe në Kosovë. Por parametrat e tyre askush nuk i di me saktësi. Matje precize në gjithë vendin ende nuk janë bërë dhe për pasojë askush nuk mund të thotë qartë shkallën e kontaminimit të ajrit mbi qiellin e Kosovës nga radioaktiviteti.
Tri institucione që kanë bërë matjen e ajrit në vende të ndryshme kanë dhënë shifra të ndryshme nga njëra-tjetra. Dy nga to i kanë bërë matjet vetë, e treta iu referohet të dhënave nga shtetet e tjera. Ndërsa Kosova nuk e ka themeluar ende Agjencinë për Mbrojtje nga Rrezatimi.
Në Ministrinë e Ambientit, e cila është kompetente për çështjet ambientale, nuk kanë pranuar të prononcohen për Kohën Ditore lidhur me këto çështje. Shefqet Zeka, zëdhënës në këtë ministri, nuk ka dashur të prononcohet as për matjet dhe as për mosthemelimin e agjencisë, duke i rekomanduar gazetës që për gjithçka të flasë me Institutin Hidrometeorologjik, një institucion vartës i kësaj ministrie.
Ndërsa, në këtë të fundit e pranojnë se nuk bëjnë fare matje të radioaktivitetit në ajër. Por në vend të kësaj, ata u referohen të dhënave që nxjerrin nga interneti për matjet që bëjnë shtetet e BE-së. Sylë Tahirsylaj, drejtor i Institutit Hidrometeorologjik, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë që të shqetësohen për pasojat e radioaktivitetit që ka mbërritur nga Japonia, sepse ato janë të një përmase tepër të vogël. Tahirsylaj pohon se vetë institucioni që ai drejton nuk i ka bërë matjet e ajrit, nga të cilat ai nxjerr konstatime të tilla.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025











