Lajme
Kosova, jo si Bosnja
Ambasadori francez në Kosovë, Fransoua Fitou ka përkrahur sërish aksionin e qeverisë së Kosovës në veri
Diplomati francez ka thënë se nuk mund të ketë kthim prapa në situatën e para 25 korrikut.
“Ndarja e veriut të Kosovës as që diskutohet, mirëpo ajo çka ne këshillojmë është që t’i kthehemi edhe një herë zbatimit të Pakos së Ahtisarit, e cila pako jep mundësi të mëdha për decentralizim, dhe sa për mua është ndër dokumentet më fleksibile që ka Kosova, e përmes së cilës mund të gjejmë një zgjidhje për veriun e Kosovës”, ka thënë diplomati francez.
Në Kosovë sipas tij nuk do të përsëritet Bosnja e dytë, nuk do të ketë ndarje.
“Ajo që ne duhet t’i japim rëndësi është zbatimi i Pakos së Ahtisarit, luftimi i kontrabandës dhe krimit të organizuar, vendosjen e sundimit të ligjit, si dhe të punojmë për integrimin e Kosovës në BE”, ka thënë Fitou.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran









