Lajme
Kosova ka ngecur në drejtësi dhe sundimi të ligjit
Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johanes Hahn tha se Komisionit Evropian me MSA-në për Kosovën ka përmbyllur hartën e MSA-së me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor
Kosova ka shënuar suksese në rrugëtimin e saj integrues, ndërsa vazhdon të stagnojë në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe në fushën e drejtësisë. Madje prokuroria dhe gjyqësia në disa raste, vazhdojnë të funksionojnë nën ndikimin e politikës. Kështu thuhet në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën publikuar sot.
Në publikimin e këtij raporti, komisioneri për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Johannes Hahn tha se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stablizim Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian më 27 tetor të vitit 2015, Kosova ka shënuar ngjarjen më të rëndësishme në rrugëtimin evropian.
Hahn tha se Komisionit Evropian me këtë marrëveshje është përmbyllur harta e MSA-së me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Këto komente komisienari Hahn i bëri në publikimin e raportit të Progresit të Komisionit Evropian, për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për Turqinë. Me këtë raport matet përparimi i këtyre vendeve drejt integrimeve evropiane dhe përcakton detyrimet për të përmbushur kriteret.
“Kosova ka arritur përparime në dy detyrime ndërkombëtare. Kuvendi i Kosovës ka votuar për ndryshimet kushtetuese, për ngritjen e Dhomave të Posaçme në muajin gusht (në kuadër të Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte), duke hedhur poshtë votën kundër të muajit qershor”, thuhet mes tjerash në përmbledhjen e raportit.
Sipas KK, Kosova gjithashtu ka konfirmuar përkushtimin e saj për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, “duke arritur marrëveshje me Beogradin mbi çështjen e energjisë, telekomit, urës në Mitrovicë dhe mbi ngritjen e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe”.
Raporti i KE-së gjithashtu i kushton një rëndësi të veçantë bllokimit të seancave plenare në Kuvendin e Kosovës nga ana e opozitës.
Ndërkaq duke folur për sundimin e ligjit, raporti i Komisionit Evropian vlerëson se sistemi gjyqësor vuan nga mungesa e llogaridhënies dhe resurseve, dhe i nënshtrohet ndërhyrjes politike. Krimi i organizuar gjithashtu vlerësohet se :mbetet çështje për shqetësim.
“Kosova vazhdon të zgjerojë pjesëmarrjen e saj në aranzhime rajonale dhe multilateral të bashkëpunimit. Çështja e statusit të saj kërkon adoptimin e një qasjeje të durimit pragmatik”, thuhet mes tjerash në raport, përmbledhja e të cilit përfundon me përcaktimin se “përkushtimi i vazhdueshëm karshi dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë, vazhdon të jetë prioritet”.
Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave, e cila ishte temë boshte e vizitës së Hahn në Kosovës një javë më parë, ai tha se ngërçi politik gjashtë mujor i vitit të kaluar, ka vonuar reformat kyçe në këtë çështje. “Kosova është në periudhë të hershme në shumë fusha dhe duhet të mbetet e përqendruar në agjendën e saj të reformave”, ka thënë zoti Hahn.
Duke folur për arritjet e vendeve anëtare, zoti Hahn ka thënë se përparimin më të madh e ka bërë Mali i Zi, i cili në negociatat e zgjerimit ka hapur 8 kapituj, ndonëse suksesi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet i kufizuar. Ai pozitivisht ka folur edhe për Serbinë, duke shprehur bindjen se “ajo këtë vit do të hapë kapitujt e parë në negociatat për anëtarësim”.
Komisionari Johannes Hahn në një video-link në Qendrën e Konferencës së BE-së në Prishtinë, nuk ka komentuar lidhur me lobimin e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe ndërlidhjen e saj me dialogun në Bruksel. Ai i ka ikur pyetjes se ku e sheh progresin në dialog kur Serbia ka shkelur marrëveshjet duke lobuar kundër Kosovës në UNESCO.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













