Lajme
Kosova ka potenciale për ta zhvilluar ekonominë
Kosova ka potenciale për të rritur shkëmbimet tregtare me Gjermaninë, por edhe me të gjitha vendet e tjera
Një përfundim është nxjerrë në takimin e bizneseve të vendit me Asociacionin Biznesor Gjerman nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.
Të pranishmit kanë thënë se Kosova ka potenciale për ta zhvilluar ekonominë, por ajo duhet t’i shfrytëzojë ato.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka theksuar se Kosovën e mbulon një imazh i keq jashtë vendit dhe organizimi i takimeve të tilla hapë rrugën e mundësive që të dëshmohet se këtu ka kushte për afarizëm.
Sipas tij, bashkëpunimi ekonomik është parakusht i forcimit të stabilitetit dhe qëndrueshmërisë qoftë në fushën politike, qoftë në atë sociale të një vendi.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel, ka deklaruar se Kosova ka shumë potenciale për zhvillim, porse ato duhet t’i shfrytëzojë sa më mirë që është e mundur.
“Niveli i importeve nga Kosova në Gjermani është krahasimisht i ulët që kap shumën rreth 50 milionë euro, prandaj mund të shihni që ka shumë potencial aktualisht që nuk është shfrytëzuar nga ekonomia kosovare sa i përket importeve për në vendet e tjera”, ka theksuar ambadasori gjerman.
Sipas tij, Kosova si një vend relativisht i vogël dhe me një popullsi prej më pak se 2 milionë banorësh, varet nga bashkëpunimi rajonal ekonomik dhe është e nevojshme që të promovojë klimën e saj për investime.
Ndërkaq, Michael Schmidt, delegat i Ekonomisë Gjermane për Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi, ka folur për problemet që kanë pasur asociacionet e bizneseve gjermane pas luftës së fundit në Kosovë.
Ai ka thënë se fillimisht bizneset gjermane erdhën në Kosovë, sepse menduan se do të përparojnë shumë shpejt, por sipas tij, doli e kundërta që e kishin pritur.
Nga ana e tij, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë Xhynejt Ustaibo potencoi përmirësimin e kushteve në Kosovë të përgjithshme për investitorët potencialë.
Ky organizim i takimit nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Asociacioni Biznesor Gjerman, ka për synim që të takojë në mes vete kompani dhe biznesmenë të fushave dhe vendeve të ndryshme, në mënyrë që t’i shohin kushtet që ofron Kosova për të bërë biznes.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës










