Kosova
Kosova kërkon mbështetjen e anesteziologëve të pensionuar
Në kohën kur është ngritur alarm për mungesën e anesteziologëve dhe ikjen e stafit shëndetësor jashtë vendit, sytë janë kthyer kah doktorët e pensionuar
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi, priti sot një grup të anesteziologëve të pensionuar, nga të cilët kërkoi mbështetje dhe ide kreative për ta ndihmuar fushën dhe shërbimet e anesteziologjisë, bazuar edhe në përvojat e tyre akademike dhe profesionale, transmeton Albinfo.ch.
Ministri Latifi u tha anesteziologëve se sistemi shëndetësor i Kosovës, e sidomos Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka nevojë për një riorganizim të duhur, me theks te shërbimet e anesteziologjisë, ku ka mungesë kuadri.
Bashkëbiseduesit u dakorduan se me punë të përbashkëta ekipore dhe me kontributin dhe përvojën edhe të atyre që ende mund të kontribuojnë, mund të bëhen ndryshime dhe të përmirësohen shërbimet dhe gjendja në shëndetësi.
“Anesteziologët e pensionuar u shprehën të gatshëm për të mbështetur ministrin Latifi dhe angazhimet për përmirësimin e gjendjes dhe shërbimeve në shëndetësi”, njofton zyra për media e Ministrisë së Shëndetësisë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












