Kosova
Kosova konsiderohet zonë me rrezikshmëri të lartë për Gjermaninë
Njoftim: Çfarë duhet të dini rreth masave të reja për hyrje në Gjermani
Mësohet se nga data 23 janar 2022 Kosova konsiderohet zonë me rrezikshmëri të lartë, njofton albinfo.ch.
Duhet theksuar se për të hyrë në Gjermani ju kërkohet dëshmia e vaksinimit me dy doza kundër COVID-19 apo dëshmia e testit negativ.
Përpara se të hyni në Gjermani, duhet të regjistroheni në këtë faqe online: www.einreiseanmeldung.de. Një konfirmim elektronik apo të printuar që jeni regjistruar duhet ta keni me vete gjatë udhëtimit.
Personat që e kanë vetëm dëshminë e testit negativ, pas hyrjes në Gjermani duhet të karantinohen për 10 ditë. Prej këtij rregulli lirohen personat me vaksinim të plotë.
Karantina mund të përfundojë më herët nëse pas 5 ditësh testoheni dhe rezultoni negativ.
Për fëmijët nën 6 vjeç, karantina përfundon 5 ditë pas hyrjes. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














