Lajme
Kosova me dhjetë prioritete të politikës së jashtme
Këto prioritete do të ndikojnë në fuqizimin e mëtejshëm diplomacisë kosovare
Nga Konferenca e Parë e Ambasadorëve të Republikës së Kosovës janë nxjerrë konkluzionet pas dy ditë punimesh të premten në Prishtinë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se me një qasje profesionale dhe përkushtim të madh të ambasadorëve, por edhe të gjithë zyrtarëve të tjerë të Ministrisë sëJashtme, do të rritet besimi dhe shpresa e qytetarëve të Kosovës se politika e jashtme do të jetë e suksesshme.
Ministri Hoxhaj po ashtu ka prezantuar konkluzionet e kësaj konference, të cilat, sipas tij, do të ndikojnë në fuqizimin e mëtejshëm, të gjithanshëm, të diplomacisë së Republikës së Kosovës.
Përfundimet e Konferencës së parë të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, të cilat do të jenë pjesë e Dokumentit strategjik të Politikës së Jashtme përmblidhen në këto pika:
1. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga shumica absolute e bashkësisë ndërkombëtare dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me këto vende.
2. Kultivimi i marrëdhënieve të ngushta dhe speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
3. Ndërtimi i partneritetit strategjik me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, përfshirë marrëdhëniet përkatëse kontraktuale me këto organizata në rrugën drejt integrimeve Euro-Atlantike.
4. Liberalizimi i vizave dhe lëvizja e lirë e mallrave në vendet e rajonit dhe BE.
5. Anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare me interes të veçantë për subjektivitetin dhe prestigjin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
6. Zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinjësorë dhe bashkëpunimi rajonal me interes të përbashkët përmes marrëveshjeve dypalëshe dhe multilaterale.
7. Përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të shtetasve të Republikës së Kosovës.
8. Rritja e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes promovimit të interesave ekonomike, tërheqjes e investimeve të huaja dhe anëtarësimi në organizatat ekonomike ndërkombëtare.
9. Funksionalizimi dhe rritja e kapaciteteve të shërbimit të jashtëm dhe konsullor të Republikës së Kosovës.
10. Promovimi i një imazhi real dhe modern të Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












