Kultura
Kosova me Etno rock dhe Gheg rock për katër orë në Montreux Jazz Festival
Një ndër festivalet më të famshme zviceriane të muzikës, i shfrytëzuar për një reklamë të bankës UBS, festivali ku lindi edhe kënga legjendare e hard rockut Smoke on the Water, the Montreux Jazz Festival, këtë vit do të presë edhe tri bende kosovare, të cilat do të paraqesin tingullin e tyre unik made in Kosova që bashkarisht do të paraqesë etno, jazz, klasik rok dhe Gheg rock.
Në festivalin buzë liqenit të Gjenevës do të paraqiten Etno Klasik, Oda dhe Jericho që bëjnë muzikë të ndryshme, por gjithsesi origjinale dhe do sjellin një copë kreativiteti nga Kosova në Zvicër. Kitaristi Luan Macula nga bendi Etno Klasik për albinfo.ch ka thënë se për të pjesëmarrja është një privilegj dhe se atje do të ekzekutojnë “vepra shumë interesante të ndërthurura me elemente të muzikës klasike dhe elemente te muzikës shqipe”.
Macula shton se ata do të paraqesin “një tingull unik, ku përveç etno-s dhe klasikës, dominon edhe jazz-i, rocku, latino. Atmosfera dhe ambienti që krijohet është i papërshkrueshëm dhe besoj se do të lërë mbresa pozitive te dëgjuesit në Montreux”.
Për Maculën pjesëmarrja në Montreux Jazz Festival është një privilegj i madh. Është edicioni i 46-të dhe tërë këto vite yjet më të njohura botërore kanë ekzekutuar në skenat e Montreux-it. Të jesh pjesë e kësaj është një përjetim i paharrueshëm”, shpjegon Macula.
Tri bendet kosovare do të paraqiten në Montroux Jazz Festival më 4 korrik në Parc Vernex nga ora 19:00. Nata kosovare do të fillojë me Luanin dhe etno klasikën e përzier me jazz dhe latino, për të kaluar në rokun klasik dhe në disa këngë të viteve të tetëdhjeta që do i luajë Oda. Performanca e fundit do të jetë ajo e Jerichos, të cilët bëjnë një hard rock të përzier me elemente të muzikës kosovare, të vetëquajtur Gheg Rock. Jerico gjithashtu në muzikën e vet trajton tema sociale e politike. Koncerti është pa pagesë.
Dukagjin Lipa, këngëtar i grupit Oda, që për një kohë në Kosovë nuk ka qenë shumë aktiv, pjesëmarrjen në këtë festival e konsideron privilegj dhe shpërblim të madh për punën e tyre, pasi aty kanë luajtur emrat më të mëdhenj të muzikës botërore, qoftë komerciale apo jokomerciale. “Më në fund e ndien veten që dikush diku e vlerëson edhe muzikën, e cila krijohet ose është krijuar gjatë viteve në Kosovë, muzikë e cila mund të jetë në rang me muzikën evropiane dhe reprezentimi i Kosovës në këtë festival të japë një njohje të cilën s’e di a e kishim përjetuar ndonjëherë në mënyrë më të posaçme”, thotë Lipa.
Ai premton një natë të bukur me këngë të vjetra të grupit Oda, duke përfshirë edhe ato të viteve të tetëdhjeta. Argëtimin e mirë Lipa e premton duke thënë se ky bend përbëhet nga muzikantë shumë cilësorë, të cilët kanë qenë pjesë e grupit Oda si dhe e grupeve të tjera kosovare. Në mesin e tyre është edhe kompozitori kosovar që krijoi këngën Suus, që u paraqit suksesshëm në garën e Eurovisionit, duke përfaqësuar Shqipërinë, Florent Boshnjaku.
Përveç këngëve të Odës, në festival bendi do të këndojë edhe këngë të tjera, duke përfshirë edhe “disa prej këngëve të dashura për ne të viteve të ’80-a dhe ’90-a. Do të ketë një varg këngësh që ndoshta as audienca kosovare nuk i ka dëgjuar ka kohë”, thotë Lipa.
Në faqën zyrtare të festivalit që të tri bendet janë të prezantuara në mesin e dhjetëra bendeve të tjera që do të marrin pjesë në këtë festival, që është edhe ndër më të mëdhenjtë në Zvicër. Në fund të natës kosovare Jericho do të paraqitet me atë që ata e quajanë Gheg Rock, dhe në vete ngërthen një rock të kombinuar me muzkë kosovare, e ndonjëherë edhe me efekte të tjera. Jericho është krijuar si bend në vitet e nëntëdhjeta dhe ka përbërjen më të re të muzikantëve në këtë mes. Ata fillimisht janë bërë të njohur me këngën “Don’t fuck with Albanians”, që pastaj të krojojnë hite të tjera që kanë trajtuar temën e të zhdukurve, apo edhe të identitetit të shqiptarëve.
Pjesëmarja e parë kosovare e këtij niveli në një festival në Zvicër është ndihmuar nga institucionet kosovare. Si Luani nga Etno klasik, ashtu edhe Dukagjini nga Oda kanë falënderuar Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport për pjesëmarrjen e tyre në këtë festival.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e sigurimeve të makinave në Zvicër po rriten për shkak të kostove të riparimeve Çmimet e sigurimeve të makinave pritet të rriten përsëri vitin e ardhshëm. Arsyeja kryesore janë kostot... -
Friburg: Këshilli i Shtetit kundër fondit publik të sigurimit shëndetësor -
Dy të tretat e zviceranëve mbështesin taksën mbi biletat e avionit -
Çfarë do të jetë më e shtrenjtë dhe më e lirë në Zvicër në vitin 2026? -
Më pak vende pune dhe më shumë papunësi në sektorin bankar zviceran











