Lajme
Kosova me regjistrin e diasporës
Ministria e Diasporës do të fillojë hartimin e regjistrit të diasporës dhe mërgatës. Regjistrimi do të behët nëpërmjet formës elektronike dhe nëpërmjet formularëve
Ministria kosovare e Diasporës ka nisur procedurat për t’i regjistruar të gjithë mërgimtarët që gjenden nëpër botë. Nëpërmjet një reklame televizive dhe në internet, MD ka filluar fushatën e evidentimit të të gjithë kosovarëve që gjenden në diasporë.
“Ministria e Diasporës në pajtim me ligjin për mërgatën dhe diasporën e Kosovës do të fillojë hartimin e regjistrit të diasporës dhe mërgatës. Regjistrimi do të behët nëpërmjet formës elektronike dhe nëpërmjet formularëve”, thuhet në njoftim.
Formularët, sipas MeD, mund të gjenden në gjitha ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, në të gjitha komunat e Kosovës dhe nëpër të gjitha pikëkalimet, në Aeroportin “Adem Jashari” dhe në zyrat e Ministrisë së Diasporës.
“Të dhënët nga regjistri janë të nevojshme për lehtësimin e procedurave administrative, si për nxjerrjen e dokumenteve personale, asistencë në çështje biznesore dhe për të gjitha nevojat e diasporës dhe mërgatës”, thuhet në njoftimin lëshuar më internet dhe TV.
Për t’u njoftuar për procedurat, bashkatdhetarët sipas Ministrisë së Diasporës, mund të vizitojnë faqe: www.rdks.info.
Ndryshe, edhe “albinfo.ch” ka raportuar më herët se Institucionet e Kosovës janë të vetmet në rajon që nuk e dinë se sa popull përfaqësojnë në diasporë. Në dekadën e fundit janë dhënë shifra të ndryshme nga 300 mijë, në 500 mijë e 700 mijë kosovarë që jetojnë jashtë vendit.
Që këto shifra të zyrtarizohen, Prishtina zyrtare ka filluar të bëjë plane që në vitin 2013 të fillojë regjistrimin e diasporës. Mirëpo siç duket, për shkak të kompleksitetit ky proces është vonuar.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës Banorët e sëmurë terminalisht në kantonin zviceran të Lucernës nuk duhet të jenë më të detyruar... -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane













