Lajme
Kosova me shkallë të ulët të kredive joperformuese
Sistemi bankar vazhdon të ketë një performancë të mirë, ka rritje të depozitave, rritje të kreditimit si dhe ulje të lehtë të normës së kamatave në kreditim.
Bedri Hamza, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës i ka thënë shefit të zyrës dhe përfaqësuesit Special të BE-së për Kosovë, Samuel Zhbogar se sistemi bankar në Kosovë po tregon një performancë të mirë, ka rritje të depozitave, rritje të kreditimit si dhe ulje të lehtë të normës së kamatave në kreditim. Këto janë deklaruar gjatë një vizite që Zhbogar i bëri Bankës Qendrore të Kosovës.
“Aktualisht të gjitha bankat janë mirë të kapitalizuara dhe janë likuide dhe kanë përqindje të adekuatshmërisë së kapitalit mbi normën e kërkuar sipas standardeve ndërkombëtare, ka thënë Hamza.
Ai i tha Zhbogarit se në Kosovë ka shkallë të ulët të kredive joperformuese e cila vazhdon të jetë më e ulëta në rajon, shkruan gazetaexpress.com.
Ata të dy bashkë, janë pajtuar që të shtojnë bashkëpunimin në sfera të ndryshme si në hartimin e rregullativës ligjore, apo rishikimin e rregullativës aktuale dhe forcimin dhe shtimin e përkrahjes në fusha tjera si në gjetjen e mënyrave që përmes sistemit bankar të ndihmohen bizneset në Kosovë, me theks të veçantë lëmia e agrokulturës, në mënyrë që të ulën normat e kamatave për individët dhe bizneset që merren më këto veprimtari.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












