Lajme
Kosova merr pjesë në samitin e Wall Street
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, e ka përfaqësuar Kosovën në samitin e organizuar nga rrjeti “M&A Advisory” në Wall Street të New Jorkut.
“Përpara qindra bizneseve ndërkombëtare, investitorë, politikanë, përfaqësues të bankave dhe përfaqësues të medieve më të njohura ministrja Kusari – Lila prezantoi potencialin dhe mundësitë që ofron Kosova për të bërë biznes”, thuhet në komunikatën e MTI-së.
“Kosova ka popullatë të re të gatshme për punë, pasuri natyrore, pozitë të volitshme gjeografike, politika që përkrahin sektorin privat dhe mjedis biznesor që po përmirësohet nga viti në vit”, citohet të ketë thënë Kusari-Lila.
Ajo po ashtu ka deklaruar se ekonomia e Kosovës dhe shoqëria si tërësi ka kaluar e fundit tranzicionin në rajon, që nënkupton se reformat e ndërmarra janë shqyrtuar me shumë kujdes, duke seleksionuar praktikat më të mira të vendeve tjera.
“Orientimi strategjik i qeverisë tonë bazohet në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe se ka arritur të krijojë mjedis të qëndrueshëm makroekonomik”, ka theksuar Kusari-Lila.
Rrjeti “M&A Advisory”, në dhjetëvjetorin e organizimit të samitit, për herë të parë kanë përfshirë Ballkanin si pjesë e këtij samiti. Pas përfundimit të takimit të parë është parë interesim i madh për rajonin e Evropës Juglindore.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës













