Kosova
Kosova ndan mirënjohje për ekipin e Fakultetit Juridik që shënoi sukses në garën prestigjioze në botë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë mirënjohje për studentët e Fakultetit Juridik, të cilët u renditën në vendin e tretë në garën prestigjioze, ku morën pjesë afro 400 universitete të botës, përcjell albinfo.ch.
Postimi i plotë i presidentes Osmani.
Mirënjohje Presidenciale për ekipin e Fakultetit Juridik që dolën të tretët në garën më prestigjioze të drejtësisë në botë.
Ata janë personifikimi më i mirë i rinisë sonë – të talentuar, të motivuar e të përkushtuar për ta arritur çdo sukses e për ta ngritur lart e më lart shtetin tonë.
Prandaj sot në prezencë të disa prej ish pjesëmarrësve të garës VIS moot, shumë prej të cilëve edhe kisha nderin t’i trajnoja për rreth 15 vite, si dhe të ekipeve më të reja të Universitetit tonë, të udhëhequr nga Donikë Qerimi, e mbi të gjitha në prezencë të prindërve të këtyre të studentëve të jashtëzakonshëm, shprehëm sërish mbështetjen e krenarinë tonë për studentët tanë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën Zvicra regjistroi 554,963 vepra penale në vitin 2025, një rënie prej 1.5% krahasuar me vitin e... -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve














