Lajme
Kosova ndërton depo për eksplozivë
Gurthemeli për ndërtimin e kësaj qendre të eksplozivëve është vënë të hënën në fshatin Babush i Muhaxherëve në komunën e Lypjanit. Aty do të dërgohen të gjithë eksplozivët dhe mjetet piroteknike
Nga nëntori i këtij viti, të gjithë mjetet shpërthyese që kanë sasi eksplozivi, do të dërgohen në një qendër të veçantë që do të mbikëqyret nga Ministra kosovare e Punëve të Brendshme.
Kjo shtëpi e eksplozivëve është inauguruar të hënën në fshatin Babush i Muhaxherëve në komunën e Lypjanit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi se do të ndërtohet një kompleks për deponimin e materialeve eksplozive, kryesisht të atyre që konfiskohen kufi, qoftë fishekzjarre ose lloje të tjera të eksplozivit.
Deri më tani nuk ka pasur objekt të tillë, por është dashur të dërgohen në vende joadekuate, tha Rexhepi.
“Ky projekt duhet të përfundojë sipas kontratës në nëntor të këtij viti, ndërsa punë kryesit kanë premtuar se kjo do të bëhet edhe më shpejtë. Ky është një vend i përshtatshëm për këtë punë, mirëpo problem evident është rruga, sidomos kur është koha me shi ose me borë”, tha ministri Rexhepi.
Ministri Rexhepi vuri në dukje se komuna e Lipjanit nuk ka buxhet për asfaltimin e rrugës, por do të provohet që të na dalë në ndihmë Ministria e Infrastrukturës, në mënyrë që rruga të përfundojë dhe projekti të kryhet siç është i paraparë.
Vlera totale e projektit për ndërtim është 241,976.60 euro.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










