CH-Ballkani
Kosova në Bruksel, presion Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve
Sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e ministres për Dialog, Edita Tahiri, thuhet se delegacioni kosovar do të kërkojë nga drejtoresha për çështjet e Evropës Juglindore të Shërbimit të Jashtëm të BE-së, Angelina Eichhorst, të shtojë presion tek Serbia të heq bllokadat dhe zbatojë marrëveshjet për çështjen e kodit telefonik shtetëror për Kosovën, pavarësimin e KOSTT-it dhe largimin e barrikadës nga ura e Mitrovicës.
“Ministrja Tahiri do të ritheksojë qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës se mos zbatimi i këtyre marrëveshjeve nga ana e Serbisë, flet qartazi për shkeljet serioze që pala serbe ia bënë marrëveshjeve të Brukselit të nënshkruar nga Kryeministrat e dyja shteteve dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Mogherini”, thuhet në këtë njoftim.
Po sipas këtij njoftimi, ministrja Tahiri do t’i njoftojë autoritet e BE-në zbatimin e marrëveshjes për drejtësinë dhe vendosjen e sistemit unitar të drejtësisë në veri të vendit në muajin tetor, si dhe të një numri të madh të ministrive dhe agjencive qendrore, të cilat pritet të nisin punën në vjeshtë.
“Ajo do të ngritë shqetësimet në lidhje me disa veprime destruktive të Serbisë dhe pretendimet për ndërtime ilegale që po ndikojnë në ngritjen e tensioneve dhe pakënaqësive dhe që mund të jenë destablizuese për situatën e mirë të sigurisë që e kemi arritur me mund të madh në saje të dialogut të Brukselit”, thuhet më tej në njoftim.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











