Lajme
Kosova në kërkim të talenteve në Zvicër
Në qershor të këtij viti do të organizohet një kamp me futbollistë të rinj nga Kosova, e që bëjnë karrierë në klubet zvicerane
Pas Shqipërisë edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në qershor të këtij viti do të organizojnë një kamp me futbollistë të rinj nga Kosova, e që bëjnë karrierë në klubet zvicerane.
Kampi do të zgjasë shtatë ditë dhe do të drejtohet nga seleksionuesi i Përfaqësueses U-21, Rafet Prekazi, trajneri Erdogan Celina dhe përzgjedhësi i Përfaqësueses A, Albert Bunjaku.
Trajneri Prekazi, e ka bërë këtë të ditur për gazetën “Kohën Ditore, duke shtuar se tashmë ka filluar interesimi i talenteve kosovarë në Zvicër për të qenë pjesë e këtij kampi, por nuk zbulon emrat për të mos shtuar presionin mbi të rinjtë që mund të vijnë nga Federata zvicerane apo edhe nga klubet ku luajnë.
Ky do të jetë kampi i dytë i FFK-së në Zvicër.
Një i tillë u mbajt edhe në kohën sa seleksionues ishte Edmond Rugova, e ku ndër të tjerë talente, i pranishëm ishte edhe ylli i tashëm i Baselit dhe Zvicrës, Xherdan Shaqiri.
Zvicra vlerësohet të jetë vendi i talenteve nga Kosova, që kanë lindur atje apo edhe që kanë migruar kur ishin të vegjël.
Për këtë, edhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) në janar të këtij viti, organizuan një kamp në Zvicër me futbollistë nga Kosova.
Kampi u drejtua nga vetë seleksionuesi i Kombëtares A, kroati Josip Kuzhe dhe tashmë disa prej atyre që ishin në kamp janë afruar te përfaqësueset e reja të Shqipërisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik












