Lajme
Kosova nën tensione: pas një viti demarkacioni votohet në Kuvend
Nën presion e partive opozitare se do ta kundërshtojnë me çdo formë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion, madje edhe me dhunë, mazhoranca nesër do ta sprovojë fuqinë e saj
Një vit pas është nënshkruar në Vjenë, Marrëveshja për demarkacion ndërmjet Kosovës dhe Malin e Zi, të enjten me 1 shtator kjo marrëveshje del në Kuvendin e Kosovës për ratifikim. Nën presionin e partive politike opozitare se do ta kundërshtojnë me çdo formë, madje edhe me dhunë votimin, mazhoranca nesër do ta sprovojë fuqinë e saj legjislative.
Jashtë Kuvendit opozita ka paralajmëruar protesta, ndërsa Kuvendit i nevojiten dy të tretat e votave, 80 deputetë nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës, për t’u ratifikuar marrëveshja, e cila është vënë kush nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Opozita që nga fillimi e ka kundërshtuar marrëveshjen, duke besuar se me këtë lloj demarkacioni, Kosova i humbë 8300 hektarë tokë.
Në anën tjetër Komisioni Qeveritar për Demarkacion, por edhe ekspertët ndërkombëtarë që ia ka përzgjedhur ish-presidentja e Kosovës, Atifetje Jahjaga, kanë vlerësuar se Kosova nuk ka humbur asnjë metër tokë, dhe sa ka po atë territor që ka pasur me Kushtetutën e vitit 1974.
Por, ekspertët e sigurisë dhe ata politikë, datën e nesërme e konsiderojnë shumë të rëndë për vendin.
Madje kjo ka ndikuar që Ministra e Arsimit ta shtyj fillimin e vitit shkollor për datën 5 shtator. Edhe drejtuesit e KFOR-it (Forcave të NATO-s në Kosovë), gjendje e konsiderojnë shumë të brishtë.
Afrim Hoti është profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. “Në momentin e votimit dhe nëse Demarkacioni nuk do të kalonte, mendoj se vendi futet në krizë politike dhe aty më nuk do të ketë më një opsion të ri..”, konsideron Hoti, duke besuar se nëse dështon nesër koalicioni për ratifikim, pasojat janë më të mëdha.
Edhe Vigan Qorolli, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës gjendjen e konsideron shumë hipotetike.
“Nëse i vërtetohet ky version i Demarkacionit qeverisë nga ana e 80 deputetëve, sepse duhen dy të tretat, atëherë kjo merr fund dhe rrjedhimisht nuk ka mundësi të negocimit të ri të kufijve. Por, nëse bie, me vota, atëherë patjetër që Mali i Zi do të detyrohet t’i negocioj kufijtë në forma tjera, për shkak se ky version bie poshtë me votë”, thotë ai.
Ndryshe, edhe nëse ratifikohet marrëveshja për Demarkacion, por edhe nëse ajo dështon, situata në Kosovë do të komplikohet edhe më shumë. Në rast që kalon, sipas analistëve politik, situata mund të eskalojë në Rrafshin e Dukagjinit (Pejë, Deçan, Gjakovë), ndërsa nëse ajo dështon atëherë Qeveria duhet të japë dorëheqje dhe vendi të shkoj në zgjedhje të reja.
Përveç opozitës, kundër ratifikimit të marrëveshjes janë deklaruar edhe disa deputetë të mazhorancës. Prandaj të gjitha këtë polarizime, përfshirë edhe gjuajtjet me bomba ditëve të fundit, mund të kenë ndërlidhje me këtë marrëveshje.
Pavarësisht këtyre përplasjeve dhe paqartësive, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë thirrje që marrëveshja të ratifikohet. Në të kundërtën, sipas presidentit, dëmet që do t’i ketë Kosova në aspektin diplomatik dhe integrues do të jenë shumë të mëdha.
Me ratifikimin e kësaj marrëveshje, Thaçi e lidhë edhe liberalizmin e vizave edhe formimin e Ushtrisë së re të Kosovës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












