Lajme
Kosova njihet nga Republika e Gabonit
Njohja zyrtarisht i është konfirmuar zëvendëskryeministrit Pacolli, në orët e vonë të mbrëmjes së kaluar, në Gabon
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli konfirmon zyrtarisht, ardhjen e njohjes së re për shtetin e Kosovës, nga Republika e Gabonit.
Njohja zyrtarisht i është konfirmuar zëvendëskryeministrit Pacolli, në orët e vonë të mbrëmjes së kaluar, në Gabon, nga udhëheqësit më të lartë të këtij shteti, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së zëvendëskryeministrit Pacolli.
Më tej në njoftim thuhet se gjatë ditës do të ketë informata më të detajuara, njofton telegrafi.com.
Në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme figurojnë 81 shtete që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, mirëpo pas keqkuptimit që ka ndodhur me njohjen nga Omani, Gaboni del të jetë shteti i 81-të që ka pranuar pavarësinë e Kosovës, e jo i 82.
Gaboni është një ndër shtetet e Afrikës së Mesme. /Telegrafi
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












