Sport
Kosova nuk do të bëjë presion për lojtarë
Ndihmësi i përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka folur për lojtarët që mund t’i ftojë Kosova. “Nuk do t’i dëmtojmë përfaqësueset tjera, por varet nga lojtarët që bëjnë zgjedhjen e tyre. Nuk do të kenë presione dhe nuk do t’i quajmë tradhtarë ata që nuk pranojnë. Uroj që të marrin vendimin e duhur dhe vendimin e drejtë. Momenti është që ata të kontribuojnë për Kosovën”, ka thënë Sahiti për KTV-në, përcjell albinfo.ch.
Ai ka folur edhe për Adnan Januzaj dhe të tjerët. “Do të kemi kontakte me Januzajn, por nuk do të përdorim formën e inateve nëse nuk e ka ftuar Belgjika dhe tash si kundërshtim ndaj Belgjikës ai të luajë për Kosovën. Nëse një lojtar nuk e ndien kënaqësinë shpirtërore për Kosovën nuk do të llogaritet si përforcim. Zgjedhjen ta bëjnë me zemër dhe jo sa për sy e faqe”, ka thënë Sahiti.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










