Kosova
Kosova nuk do të ketë krizë për miell këtë vit
Bujqit e Kosovës po arrijnë të sigurojnë vetëm gjysmën e sasisë së grurit që nevojitet dhe detyrimisht Kosova mbetet e varur nga importi.
Derisa ekspertët thonë se ka indikacione për pasiguri ushqimore, përfaqësues të Shoqatës së Mullistëve kanë siguruar se Kosova për këtë vit nuk do të ketë krizë për grurë.
Rezervat e grurit nga disa ditë në disa muaj janë rritur edhe te produktet e rezervës shtetërore. Kurse, Serbia ka rikthyer tregtimin e grurit me Kosovën pas pezullimit të eksportit drejt vendit tonë.
Nga dita e martë, më 4 maj, importuesit kosovarë të drithërave kanë nisur të blejnë grurë nga ky shtet fqinj.
Ndalimi i grurit nga Serbia ishte bërë nga 10 marsi për shkak të krizës së shkaktuar nga invazioni ushtarak rus në Ukrainë.
Kryetari i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu, ka thënë për KosovaPress, se grurë për mullisë ka të mjaftueshëm deri në në korrik dhe pastaj vjen sezoni i të korrurave për grurë.
“Grurë për mullisë ka të mjaftueshëm deri në sezonin e ardhshëm, deri në korrik… Pastaj vjen sezoni i të korrurave për grurë. Në këtë vit nëse ka rendiment të mirë, ka të mbjelle pak më shumë se në vitin e kaluar dhe mund të kemi 50-60 për qind plotësim të nevojave për treg… Kanë filluar edhe importet e grurit prej Serbisë nga dita e martë, më 4 maj… Është më i lirë çmimi i grurit nga Serbia se sa që ka qenë prej tregut bullgar… Tregu kryesor për import të grurit mbetet Serbia…Edhe nëse nuk do të importohet më asnjë kilogram grurë, deri në Vit të Ri ka grurë në Kosovë”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane Sipas Stefan Meierhans, "dallimet midis kantoneve janë shumë të mëdha". Ato variojnë nga 630 franga në... -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme











